close
Sport

Tension te Lazio, Igli Tare debate të ashpra me Presidentin e ekipit

tare-zihet-me-lotito

Situata e drejtorit sportiv te Lazio, Igli Tare, po bëhet gjithnjë e më e nderë. Kësaj radhe, në rrjetet sociale është publikuar një foto e Igli Tares duke debatuar ashpër me Presidentin e skuadrës së Lazio, Claudio Lotito.

Diskutimi “i nxehtë” mes tyre ndodhi pas prezantimit të fanelave të reja të skuadrës.

Të dy duken mjaft të revoltuar në foton që ka qarkulluar në internet. Ndërkohë, Igli Tares i përfundon kontrata me Lazion pas 12 muajsh.

Kohët e fundit drejtori sportiv Igli Tare ka patur debate edhe me trajnerin e skuadrës. /tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia