close
Bota

TENSIONET NË MESDHEUN LINDOR, TURQIA NUK TËRHIQET NGA KËRKIMET E SAJ

547A551E-E453-4E62-B0C1-DCD3903D43E6

Një Navtex (njoftim për detarë) i ri i cili do të vazhdojë deri më 4 nëntor, është shpallur për zonën ku anija turke Oruç Reis do të kryejë punime sizmike në Mesdheun Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit, anija për kërkime sizmike Oruç Reis, do të jetë e shoqëruar nga anijet Ataman dhe Cengizhan në punimet sizmike që janë zgjatur deri më 4 nëntor në Mesdheun Lindor.

Anija kërkimore sizmike Oruç Reis mund të kryejë të gjitha llojet e kërkimeve gjeologjike, gjeofizike, hidrografike dhe oqeanografike, veçanërisht për kërkimet e shelfeve kontinentale dhe burimeve natyrale.

Në anijen e cila është një nga anijet e rralla në botë e pajisur plotësisht dhe për shumë qëllime, mund të kryhen kërkime sizmike 2 dhe 3 dimensionale, kërkime të gravitetit, gjeofizike në mënyrë manjetike. Anija mund të kryejë operacione sizmike 3 dimensionale deri në 8.000 metra dhe dy-dimensionale në një thellësi deri në 15.000 metra./AA

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia