Tentoi ta korruptoj policinë në pikën kufitare “Bllacë”, arrestohet shtetasi nga Kosova

Një i arrestuar nga Kosova ka tentuar t’i japë ryshfet një punonjësi policie në  pikën kufitare Bllacë

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Sot (07.06.2022) në vendkalimin kufitar Bllacë, në dalje nga vendi për në Kosovë, zyrtarët policorë kanë arrestuar shtetasin kosovar S.J (56). Ai drejtonte automjetin e pasagjerëve “Volkswagen”, furgon, me targa kombëtare të Kosovës dhe gjatë kontrollit të automjetit i është gjetur një sasi e madhe malli me të cilin po transportonte, për të cilën nuk posedonte asnjë dokumentacion. Duke vepruar kështu, ai ka ofruar ryshfet policit, duke i vendosur para në pasaportën e tij kosovare.

 

Pas kësaj S.J. është ndaluar dhe pas dokumentimit të rastit nga Departamenti për Krime Ndërkufitare dhe Migrim në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Veri, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share