close
Top LajmeVendi

Tërhiqen nga tregu vendor “Kinder surprise”

0_Kinder-Egg

Nga tregu në vend tërhiqen seritë e produkteve “Kinder” të kompanisë “FERERO”, afati i të cilave skadon më 03.10.2022, 23.08.2022, 02.02.2022, 07.07.2022, 15.07.2022, 11.06.2022 dhe 30.06.2022, njoftoi Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV).

Shërbimet inspektuese të AUV-së zbatuan një kontroll të jashtëzakonshëm inspektues te operatori me ushqim “Atlantik trejd” SHPK Shkup, importues i kompanisë FERERO sh.p.k nga Zagrebi, Republika e Kroacisë,  ku informon se  për arsye parandaluese  nga tregu në Republikën e Maqedonisë së Veriut tërhiqen disa seri të produkteve “kinder”.

Pasdite AUV mori edhe njoftim nga Sistemi për parandalim të shpejtë për ushqim dhe ushqim të kafshëve (RASSF) të Bashkimit Evropian, me të cilën alarmohet se në tregun e vendit  është plasuar një produkt i dyshimtë i çokollatës nga ky prodhues.

“Në bazë të kontrollit inspektues të kryer, firmës importuese i është lëshuar vendim i cili ndalon tregtimin e produkteve “kinder” me lot L006LtB-NR, L330RtB-MJ, L2923RtDKX, L328RtD-M, L336RZD-MU, L302RO3, L321RO3. Gjithashtu operatorit i është lëshuar një urdhër për tërheqjen e produktit të listuar të lotusit dhe tërheqjen e sasive të plasuara në treg. Vërtetim për tërheqje të menjëhershme parandaluese nga tregu të produkteve të kësaj marke është dërguar në AUV nga kompania importuese e cila ka raportuar se produkti 260320 Kinder Schokobons G125x16, seria L321R03, me afat deri më  30.06.2022, seria L302R03, me afat deri më  11.06.2022, nga prodhuesi Ferrero Ardennes SA, rue Pietro Ferrero 5, 6700 Arlon, Belgjikë, thekson AUV.

Agjencia i njofton konsumatorët që kanë blerë këtë lloj produkti, të mos e konsumojnë, ta kthejnë në vendin ku e kanë blerë.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia