close
Rajoni

Tërhiqet Dritan Abazoviç, i premton të njëjtën marrëveshje kishës malazeze

abazovic

Në 100 ditët e para të punës së qeverisë së tij, Dritan Abazoviç u shpreh i gatshëm për rregullimin e marrëdhënieve me të gjitha bashkësitë fetare, përfshirë kishën ortodokse malazeze.

“Ne jemi të gatshëm të rregullojmë marrëdhëniet me te gjitha bashkësitë fetare përfshirë kishën ortodokse malazeze nëse ajo dëshiron që të hyjë në bisedime peër të njëjtën marrëveshje.

Ata më kanë dërguar një letër se janë të gatshëm për këtë dhe nuk ka asnjë kufizim nga ana jonë që në momentin që ne të biem dakord me drejtuesit e kishës”.

Abazoviç tha se disa nga ata që filluan procedurën e mosbesimit ndaj qeverisë së tij nuk do të mbijetojnë politikisht. Ata, tha kryeministri, duan ta kthejnë Malin e Zi në baltën e nacionalizmit.

Abazoviç theksoi se prioriteti i tij kryesor si kryeministër i Malit të Zi në 100 ditët e para ishte lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe rishikimi i iniciativave rajonale. Prova e qëndresës së Abazoviç si kryeministër do të jetë seanca e jashtëzakonshme e mosbesimit më 19 Gusht në Kuvendin e Malit të ZZi. Iniciativën për votëbesimin e qeverisë e kanë dorëzuar përkrahësit e presidentit Gjukanoviç pas nënshkrimit të marrëveshjes nga Abazoviç me Kishën Ortodokse Serbe.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia