close
Top LajmeVendi

TËRMET I FORTË NË GREQI, EPIQENDËR FOLLORINA

Screenshot_15

RAPORTOHEN VETËM DËME MATERIALE,  MAGNITUDA 5.3 E SHKALLËS RIHTER


 

 Tërmeti magnitudë 5.3 te shkallës rihter me epiqendër Follorinën ka tronditur Greqinë. Fatmirësisht janë raportuar vetëm dëme materiale ndërsa sizmologët grekë, thanë se lëkundjet e tërmetit do të ndihen edhe për disa javë në vazhdim, por nuk do të jenë shqetësuese.

 

Një termet me magnitude 5.3 te shkalles rihter ka goditur Greqinë të dielën ne oren 23:43 me oren lokale. Epiqendra e termetit te fortë ka qenë Follorina, një zonë fare pranë kufirit me Shqipërinë.

 

Në Greqi nga termeti raportohen paraprakisht dëme materiale relativisht të vogla, si dëmtime të suvave dhe ballkoneve si dhe dëmtimet e disa automjeteve kryesisht në zonën e Follorinës nga rëniet e sendeve të forta nga lartesitë.

Qytetarët atje pas lëkundjeve të tërmetit u larguan nga shtepitë dhe shumica prej tyre e kaluan natën jashtë ndërtesave. Ndërkohë që të hënën në këtë zonë është pezulluar mësimi në shkolla. Lekundjet e termetit te forte u ndjenë edhe ne kosove dhe maqedonine e veriut.

 

Sizmologët grekë, thanë se lëkundjet e tërmetit do të ndihen edhe për disa javë në vazhdim, por nuk do të jenë shqetësuese./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia