Tërmet i fuqishëm në Afganistan, raportohet për qindra të vdekur

Një tërmet i fuqishëm ka lënë të vdekur të paktën 250 njerëz dhe ka lënë dhjetëra të lënduar në Afghanistan.

Një zyrtar i qeverisë lokale ka thënë se numri i të vdekurve prej më shumë se 250 mund të rritet.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Tërmeti goditi rreth 44 km (27 milje) nga qyteti juglindor i Khost.

Lëkundjet u ndjenë në më shumë se 500 km në Afganistan, Pakistan dhe Indi, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.

Qendra tha se dëshmitarët kishin raportuar se e kishin ndjerë tërmetin në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, si dhe në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad.

“Fatkeqësisht, mbrëmë pati një tërmet të fortë në katër rrethe të provincës Paktika, i cili vrau dhe plagosi qindra bashkatdhetarë tanë dhe shkatërroi dhjetëra shtëpi”, shkroi në Twitter zëdhënësi i qeverisë, Bilal Karimi.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha agjencive të ndihmës që të dërgojnë ekipe në zonë menjëherë për të parandaluar katastrofën e mëtejshme.”

Tërmeti – i cili goditi gjatë orëve të para pasi shumë njerëz flinin – ishte një tërmet me magnitudë 6.1 në një thellësi prej rreth 51 km, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share