close
Rajoni

TËRMET NË SHQIPËRI, NDJEHET EDHE NË DISA PJESË TË VENDIT

7133F4C7-5846-4ACC-B854-04703D8F97E6

Një tërmet me manjitudë lokale sipas Rihterit prej 4.4 ballë në Shqipëri është ndjerë në pjesë të vendit rreth orës 3.29 të mëngjesit – kanë njoftuar nga Opservatori seizmologjik pranë FSHMN-së.

Njoftohet se epiqendra që ka qenë në Shqipëri, 145 kilometra në jugperëndim të Shkupit, është ndjerë në pjesën jugperëndimore të vendit me intenzitet prej III deri IV ballë sipas shkallës makrosizmike evropiane.

Ndërkaq, Tv Klan njofton se tërmeti ra në orën 03:39 të së mërkurës dhe e kishte epiqendrën 32 kilometra nga Elbasani dhe 22 kilometra nga Pogradeci. Lëkundjet kishin një thellësi prej 2 kilometrash.

Lëvizjet sizmike shkaktuan frikë tek banorët megjithatë deri më tani nuk raportohet për dëme.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia