close
Screenshot_6

Ekspertët: Kujdes gjatë ndërtimit


Ekspertë të inxhinierisë së tërmeteve dhe kompetentë mbrëmë në Emisionin Art i Financës ku u diskutua rreth situatës aktuale në Shqipëri apeluan deri tek qytetarët dhe institucionet që të investohet në përshtatjen e standardeve gjatë ndërtimit, për të parandaluar pasojat eventuale gjatë tërmeteve.

Eksperti i inxhinierisë së tërmeteve Isak Idrizi apelon për kujdes gjatë ndërtimit duke respektuar të gjithë kriteret e sigurisë sizmike.

“Shkaku kryesor i fataliteteve janë objektet që rënohen dhe këtu ne duhet ta trajtojmë këtë problem. Duhet një herë e mirë me seriozitetin më të madhë t’i qasemi problemit të ndërtimin në të ardhmen. Për mua mënyrë më e mire, më e lehtë dhe më efikase do të ishte që nga fillimi kur të fillojmë të ndërtojmë duke i respektuar kriteret e sigurisë sizmike.”-tha Isak Idrizi, Profesor, Inxhinieria e Tërmeteve.

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjes Musadik Beqiri theksoi se shteti duhet t’i ndërpres ndërtimet pa leje, pasi të njëjtat sipas tij nuk i plotësojnë të gjitha kriteret për të qenë të qëndrueshëm nga tërmetet e që si rrjedhoj vijnë deri tek pasojat eventuale.

“Restrektivisht të ndërpritet ndërtimi pa leje, masa e pare që duhet të ndërmiret, kontroll i inspektoriatit dhe ndërprerja e ndërtimit pa leje. Në ndërtim me leje dokumentacioni i përfshinë të gjitha kriteriumet, që duhet të ndërmiren për t’ju përballuar këtyre do të ndikonte shumë në zvogëlimin e pasojave të tërmeteve eventuale.” – vlerëson Musadik Beqiri, Zëvendësministër për Transport dhe Lidhje.

Eksperti Xhan Zulfikar nga Fakulteti Teknik i Gebzes në Turqi, ekskluzivisht për Tv Klan u prononcua rreth mësimeve dhe përvojave të marra të autoriteteve turke nga Tërmeti në Turqi në vitin 1999.

“Qeveria themeloi disa institucione dhe këto institucione filluan me rikonstruksionin e objekteve publike. Ky program filloi në Stamboll në rajonin e Marmarasë, morëm disa kredi internacionale nga Banka Botërore dhe Banka Evropiane e Investimeve dhe përmes tyre së pari u rindërtuan shkollat publike, spitalet publike, objektet e administratës publike dhe mund të them se edhe sot 20 vite pas ngjarjeve te vitit 1999 ky proces ende vazhdon.” –deklaroi Prof.Dr. Can Zulfikar – Fakulteti Teknik i Gebzes – Turqi

Ekspertët thonë Maqedonia e Veriut shënon përparim në ndërtimin e objekteve ndërtimore nën mbrojtje sizmike, në vazhdimësi në 50 vitet e fundit, pas tërmetit të fuqishëm në Shkup në vitin 1963. /Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia