close
Rajoni

TËRMETI: DY FOSHNJA NGA DURRËSI LINDIN NË PRIZREN

Vizitohen nga Ambasadori shqiptar në Kosovë


Dy foshnja nga Durrësi kanë lindur dje në spitalin rajonal të  Prizrenit. Nënat e tyre kishin gjetur strehë në këtë qytet pas tërmetit që ndodhi në Durrës.

Ishte në Durrës në shtëpinë e saj  bashkë me gjashtë fëmijët kur ndodhi tërmeti.

Ndonëse në muajin e nëntë të shtatzënisë Manushaqe Hoda u detyrua t’i kalojë dy netë nën tenda.

“Nuk rrinim dot jashtë se ishte ftohtë pastaj vendosëm të shkojmë të çadrat nga qadrat jemi nis për Kosovë.” –deklaron Manushaqe Hoda.

Kurr nuk e kishte menduar më herët që fëmijën e saj të shtatë do ta lindte në Kosovë., konkretisht në Prizren.

Atë e ka vizituar sot ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi.

Ndërsa nga hutia nuk kanë menduar fare për emër.

Por nuk është vetëm Manushaqja nga Durrësi që ka sjellur fëmijë në jetë në Prizren, në po të njëjtën ditë një nënë tjetër Morena Selimi,  po durrsake ka sjellë një jetë një foshnjë të gjinisë mashkullore.

Të dy foshjat dhe nënat gëzojnë shëndet të plotë. Qyteti i Prizrenit ka numrin më të madh të ardhur nga qytetet e Shqipërisë të prekur nga tërmeti. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prizren/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia