close
Rajoni

TËRMETI: EKSPERTËT SERB, SHQIPTARËT NA PRITËN MIRË

Screenshot_6

13 persona në përbërje të ekipit serb


Edhe ekspertët serb që kishin qëndruar në Shqipëri për tu ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti janë kthyer në Serbi. Kreu i skuadrës serbe, Davor Vidoviq, tha pas kthimit në Beograd, se kishin nxjerrë nga gëmadhat dy viktima, por siç është shprehur janë pritur shumë mirë nga shqiptarët.

‘U pritëm, shumë, shumë mirë. Domethënë, njerëzit na aofroheshin dhe praktikisht sa në shqip, po edhe në serbisht, na falenderoheshin për pjesëmarrjen tonë dhe ndihmën që u jepnim. Unë dua t’ju falenderohem, përveç ekipit tim, edhe anëtarëve të ekipeve të specializuara nga shtetet e tjera me të cilët bashkëpunuam. Bashkëpunuam shumë mirë, natyrisht me ata nga Mali i Zi dhe Kroacia, para së gjithash, por edhe me ekipet e tjera që ishin me ne në terren.’ –tha Davor Vidoviq, Udhëheqësi i ekipit serb në Thumanë.

Vidoviq ka thënë se në përbërje të ekipit serb të shpëtimit kanë qenë 13 persona. Ata më 26 Nëntor, ditën e tërmetit, janë nisur për të ndihmuar të prekurit, me urdhër të Presidencës serbe, sic thanë, pasi ishte aktivizuar marrëveshja dypalëshe me Shqipërinë për mbështetje në raste urgjente. /Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia