Ndihmë e gjithanshme për zonën e goditur
Nga rajoni janë dërguar mbi 500 njerëz të specializuar për të ndihmuar në raste të këtilla, përfshirë këtu edhe makineri përkatëse, por edhe ndihma të konsiderueshme humanitare për popullsinë e goditur
Qeveria e Kosovës akordoi ndihmë prej 500 mijë eurosh; konvoji prej disa automjetesh me punonjës-ekspertë të shpëtimit menjëherë u nis për në zonat e goditura;
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndarë 100 mijë euro ndihmë po kështu kanë vepruar edhe shumë komuna nga Kumanova e deri në Strugë. Në zonat e goditura po punojnë disa skuadra shpëtimi
Autoritetet kroate dërguan dy helikopterë me ekipe për kërkim-shpëtim.
Serbia përfaqësohet nga një njësit kërkim-shpëtimi.
Mali i Zi ka akorduar mbi 40 mijë eruo ndihmë dhe është dërguar një skuadër e shërbimit për mbrojtje dhe shpëtim
Bosnjë-Hercegovina ka dërguar ekipin për shpëtim të pajisur me aparte kërkimi nën rrënoja. /Klan Macedonia/