close
Bota

TËRMETI NË TURQI: NË KËRKIM TË TË ZHDUKURVE

PRC_126069249-780×439

AUTORITETET TURKE NË GATISHMËRI PËR TË NDIHMUAR


Tërmeti i së premtes në detin Egje ka lënë të paktën 28 viktima në Turqi dhe Greqi. Pa mbushur 24 orë nga momenti i lëkundjeve të forta me magintudë 7 të shkallës Rihter, forcat e kërkim-shpëtimit në qytetin e Izmirit janë duke luftuar me kohën për të nxjerrë sa më shumë të gjallë nga rrënojat e ndërtesave.

Më shumë se 1 200 punonjës janë përfshirë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Izmir, qytetin e tretë më të madh turk, ku jetojnë 3 milionë banorë. Fotot dhe videot e postuara në mediat sociale treguan se si njerëzit qëndronin në ankth pranë rrënojave në pritje që familjarët e tyre të nxirren nga mbetjet. Gazetarja shqiptare Nada Dosti nnë një prononcim ekskluziv për Klan Maqedoni njofton se autoritetet e shtetit turk kanë premtuar rindërtimin e Izmirit.

“Sot Presidenti Rexhep Taip Erdoan I cili është kryetar i partisë AKP ka marr pjesë në kongresin vendor të shtatë në qytetin e Vanit ku është përbetuar se të gjithë shtëpiat që janë dëmtuar në Izmir do të rindërtohen nga e para dhe do t’ju dhurohen shtetasve të këti qyteti” deklaroi NADA DOSTI – GAZETARE.

Ajo ka njoftuar se paslëkundjet kanë shkaktuar panikë dhe frikë tek qytetarët të cilët janë vënë në gatishmëri për t`u larguar nga shtëpitë e tyre.

Njerëzit janë vënë në gadishmëri duke marr parasysh duke bërë gati chantat e emergjencës em dokumenta me sendet e nevojshme për chdo lloj rasti sepse sepse lëvizjet apo tronditjet minimale vazhdojnë në qytete të ndryshme, deklaroi NADA DOSTI – GAZETARE.

Tërmeti i fuqishëm, që sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan (USGS) ishte me magnitudë 7 të Shkallës Rihter, ra në brigjet turke të Egjeut dhe në veri të ishullit grek të Samos, duke shkatërruar një numër të madh banesash. Lëkundjet e forta shkaktuan edhe një minicunam, që përmbyti Izmirin dhe Samosin./Lindita Aliu / KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia