close
Rajoni

TËRMETI: ROMËT E STREHUAR NË PRIZREN

Refuzojnë të kthehen në Shqipëri


Po refuzojnë të kthehen në Shqipëri. Janë rreth 100 shtetas të Shqipërisë të komunitetit rom dhe ashkali që po qëndrojnë në sallën e sporteve të një shkolle në Prizren.

Ndonëse thonë se nuk i kanë kushtet për të qëndruar aty, ata refuzojnë të kthehen në Shqipëri konkretisht në Kukës ku shteti shqiptar thotë se do të kujdeset për ta.

Ata u qetësuan tek kur kuptuan që askush nuk do ti dërgojë me dhunë, por në mënyrë vullnetare.

Ndërsa Florian e Sonila Roci po komunikojnë me koordinatorin për të strehuarit në kamp të cilit po i kërkojnë t’i marrë atje për tu bashkuar me fëmijën e tyre 6 vjec.

Por përgjigja nuk ishte ajo që e prisnin, me të mund të bashkohet vetëm nëna dhe motra por jo edhe babai.

Megjithatë morën premtime se shumë shpejt do të largohen nga kjo sallë në vendbanime më të përshtatshme.

Ndryshe në kampin që është ngritur në qendrën e Inovacionit, po qëndrojnë edhe 420 të strehuar të tjerë.

Qeveria e Kosovës edhe njëherë u ka bërë thirrje qytetarëve të prekur nga tërmeti se ata të cilët vijnë në Kosovë do të akomodohen këtu dhe askush nuk do të udhëtojë në Gjermani apo në ndonjë vend tjetër të Evropës. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prizren/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia