close
Top LajmeVendi

TËRMETI: VIJOJNË AKTIVITETET HUMANITARE NË POLLOG

Screenshot_6

Qindra kompani dhe shumë qytetarë vazhdimisht sjellin ushqim, veshmbathje, e mjete të tjera në njësinë territoriale kundër zjarrit në Gostivar, për t`i dërguar nevojtarëve në Shqipëri.

Sipas shembullit të shumë grupeve të tifozëve edhe Kastriotët e Gostivarit me iniciativë të njëjtë humanitare. Qytetarët e Gostivarit me mesazhe të forta mbështetëse për bashkëatdhetarët e tyre.

Aksione solidariteti janë organizuar edhe nëpër shumë vendbanime rurale të vendit… një të tillë regjistruam në Sllatinë të Tetovës.

Përkundër thirrjeve të autoriteteve të Shqipërisë se nuk ka nevojë për ndihma në ushqime dhe veshmbathje, solidarizimi shqiptar nuk ka të ndalur. Shumë ndihma janë dërguar e po dërgohen nga Maqedonia e Veriut për në Shqipëri, kurse akiosnet humanitare nuk po ndalen. /Artina Zeqiri/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia