Termocentrali në Zaporizhia, bazë armësh për Rusinë

Ushtria ruse po intensifikon sulmet larg vijave të frontit, Ukraina i cilëson të qëllimshme për të shkatërruar qytetet

Rusia po përdor termocentralin më të madh bërthamor të Europës si një bazë për të ruajtur armët, duke përfshirë “sistemet raketore“. Presidenti i agjencisë shtetërore bërthamore të Ukrainës, Energoatom, tha se situata në centralin bërthamor të Zaporizhzhia ishte “jashtëzakonisht e tensionuar“, me deri në 500 ushtarë rusë që kontrollonin centralin, raporton “Agence France-Presse’.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Centrali bërthamor në Ukrainën jug-perëndimore ka qenë nën kontrollin rus që në javët e para të pushtimit të Moskës, megjithëse ende operohet nga stafi ukrainas.

Sulmi më i fundit në rajonin Dnipro la tre të vdekur dhe 15 të plagosur. Kërcënimi i sulmeve ajrore në pjesën më të madhe të Ukrainës u ngrit pasi u raportuan sulme në zona larg vijës së frontit. Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha se objektivi rus ishte “të shkaktonte dëme maksimale në qytetet ukrainase“.

Numri i njerëzve të vrarë pas në qytetin qendror të Ukrainës Vinnytsia është rritur në 24, pasi një grua vdiq në spital. Rusia pretendon se sulmet kishin shënjestruar një takim të zyrtarëve ushtarakë ukrainas dhe furnizuesve të huaj të armëve.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, tha se ishte i tmerruar nga sulmi, ndërsa BE e ka dënuar atë si një mizori. Shërbimi Shtetëror i Urgjencës i Ukrainës publikoi një video që tregonte pasojat e raketave ruse që goditën një magazinë tregtare në Odesa. Videoja tregoi tymin që dilte nga ndërtesa e dëmtuar dhe zjarrfikësit që po punonin për të shuar flakët.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka urdhëruar njësitë ushtarake ruse që të shtojnë operacionet e tyre për të parandaluar sulmet. Një sulm rus goditi qytetin Kharkiv gjatë natës, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur tre të tjerë. Sulmi dëmtoi një bllok banimi, një shkollë dhe një dyqan.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share