close
Vendi

TESTE TË SHPEJTA NË AEROPORTIN E SHKUPIT

B6150E0E-E16F-4369-B799-6060D4D47396

GJERMANIA, HOLANDA, BRITANIA E MADHE KËRKOJNË TESTE TË SHPEJTA ANTIGJENE


Të gjithë udhëtarët që udhëtojnë përmes Aroportit të Shkupit, mund të bëjnë teste të shpejta anti-covid. Nga e Diela para ndërtesës së Terminalit në afërsi të hyrjes së vetme për udhëtarët “Departures C”  është vendosur një automjet I Laboratorit gjenetik nga Klinika “Zhan Mitrev” ku rezultatet merren për 15 deri 20 minuta.

Nga TAV-Maqedoni kanë thënë se qëllimi është që të sigurohet opsioni për udhëtimet në destinacione si Holanda, Gjermania dhe Britania e Madhe, që udhëtarët të bnëjnë teste të shpejta, para se të hyjnë në ndërtesëdhe para fillimit të procedurave të Aeroportit, nëse paraprakisht nuk kanë bërë një test të këtillë. Që të mos krijohet rrëmujë, ata që kanë nevojë për teste duhet të jenë së paku 4 orë para kohës së fluturimit.

Holanda kërkon test të detyrueshëm negativ jo më të vjetër se 4 orë para hyrjes në aeroplan, si shtesë të kërkesës për test të obligueshëm PCR. Gjermania, nga ana tjetër, kërkon test të shpejtë antigjen të miratuar nga OBSH-ja jo më të vjetër se 48 orë, por gjithashtu pranon testet PCR.

Britania e Madhe kërkon test negativ antigjen jo më të vjetër se 72 orë, por I pranon edhe testet PCR apo LAMP. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia