close
Bota

TESTOHEN 133 VAKSINA KUNDËR COVID-19

90AE64CF-560F-42C5-8B6C-2A6AF8A6CC18-696×391

Lehtësimi i masave të izolimit në shumë shtete në botë, po kritikohet nga mjekët. Vuhani ka testuar afro 10 milion banorë kurse njoftohet se në botë po testohen mbi 100 vaksina kundër COVID-19.

Për momentin nëpër botë punohet në zhvillimin e 133 vaksinave kundër COVID-19, ka publikuar CNN-i duke u thirrur në OBSH-në. Sipas dokumenteve të publikuara në ueb-faqen e OBSH-së për dhjetë vaksina potenciale në vazhdë e sipër janë testime klinike në SHBA, Britani të Madhe dhe Kinë. 123 të tjerët janë në fazë të evaluimit paraklinik edhe atë në Universitetet në Tokio, Tulejn, Alberta dhe Pitsburg.

Autoritetet në qytetin Vuhan të Kinës – ku koronavirusi është zbuluar për herë të parë – thanë se programi dyjavor i testimit të të gjithë popullsisë “ka qenë i suksesshëm”. Komisioni i Shëndetit i provincës Hubei tha se në periudhën 14 maj – 1 qershor ka testuar 9.89 milionë njerëz. Popullsia e Vuhanit llogaritet të jetë rreth 11 milionë banorë.

Deri më tani në botë ka mbi 6.1 milion të prekur nga COVID-19, prej të cilëve mbi 373 mijë kanë vdekur. Këto raste, sipas OBSH-së janë regjistruar në 260 vende, rajone dhe territore. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia