close
Sport

TETOVA BËN BASHKË MBI 100 SHAHISTË NGA RAJONI

6801EA22-D319-4B11-B5DB-E796BBAAC256

TURNEU NDËRKOMBËTAR “VIZION M 2021”


Në organizim të klubit të shahut Anpasan  dhe në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore “Vizion M”  sot  në  Tetovë u mbajtë turniri ndërkombëtar në shah open rapid  “Vizion M 2021”. Morrën pjesë 112 shahist nga Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevës  dhe Maqedonia e Veriut.  Turneu  u zhvillua  sipas  rregullave  të FIDE-s me  sitsemin zviceran  me 9 xhiro.

Qëllimi i organizimit të këtij turneu  ndërkombëtar në shah sipas  organizatorëve, është afirmimi i kësaj loje dhe afrimi i të rinjëve  

NAZMIDIN IMERI – KRYETAR I KSH “ANPASAN” 

“Veç afirmimi i shahut te të rinjt që të temtojmë të rinjt sado pak ti fusim në sistemin e shahut, që të merren me shah e mos të merren me gjëra të tjera”

Pjesëmarrësit shprehen të kënaqur që u jepet mundësia të dëshmojnë aftësitë e tyre pas një kohe të gjatë shkaku i situates me pandeminë.

GJORGJI MINOVSKI – SHOQATA E SHAH-ut  SHKUP 

 “Ky është një turnir i madh, dhe jam i befasuar  me pjesëmarrjen e madhe me at që shohë këtu. Unë momentalisht nuk do të luaj por erdha që të japi përkrahje turneu. Besoj se në të ardhmenm do të kemi bashkëpunim të mire”

MUAMET ASLLANI – GARUES NGA KOSOVA 

“Turneu ndërkombëtar flet shumë, është një punë e madhe që duhet me u bë me vazhdua me turne të tilla. Shkaku se ne kemi nevoj edhe shahistat e ri me dal në sipërfaqe dhe me tregu vetem me sukseset e tyre”

TAULANT BUDAKOVA – GARUES NGA SHQIPËRIA 

“Ekipi i Durrësi kemi ardhur dy veta për momentin. Të tjerët nuk kanë mundur nga  që janë të obliguar me punë”

Organizatori për tre të parët krahas mirënjohjeve, medaljeve dhe kupës ndau edhe shpërblime me të holla.

Turneu u zhvillua me sistemin zviceran me 9 xhiro, ndërsa referi kryesor i turneut ishte Sashko Lakinski. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia