close
Vendi

TETOVË: 2.5 MILION DENARË PËR 9 STACIONE AUTOBUSËSH

32BCF07A-6487-495E-8D79-394514D00647

KËSHILLTARËT E OPOZITËS THONË SE SHIFRA ËSHTË E LARTË


Tetova asesi të zgjidh problemin me kaosin në komunikacion e as me transportin publik. Përderisa autobusët akoma nuk janë siguruar, megjithatë në nëntë pika të qytetit janë vendosur stacione pritjesh për autobusë, që komunës i kanë kushtuar mbi 2.5 milionë denarë.

2.5 milionë denarë kanë kushtuar nëntë stacione pritjesh për autobusë në Komunën , që I bie mbi 4500 euro për një pikëstacion.  Në bazë të dy kontratave të nënshkruara në korrik të këtij viti mes Komunës dhe dy kompanive, Eurovia dhe Amazon SHPK, shërbimet e kryera nga kompania e parë kapin vlerën e një milionë denarëve, ndërkaq shërbimet nga kompania e dytë kapin vlerën e një milionë e pesëqind mijë denarëve, që dtth rreth 40 mijë euro. I pyetur se sa është e arsyeshme që për një stacion të derdhen mbi 4500 euro, e ndërkohë është I ndërtuar me hekur dhe plastike, nga Komuna e Tetovës nuk kishin detaje të sakta duke hedhur topin tek sektori përkatës.

BEKIM MEHMETI – KRYETAR I KËSHILLIT

“Tani nuk mund të jap përgjigje të sakt sepse nuk jam ekspert I asaj fushe, sektori përkatës që e ka përgatit të njejtën mund tju jap detaje më të hollësishme.”, tha Memeti.

Edhe këshilltarët e opozitës janë shprehur se këto shifra janë të larta.

ARIF SELMANI – KËSHILLTAR I ASH-së 3:00

 “Unë në përllogaritjen e re ishte diku 1milionë e 500 mijë denar dhe është përzgjedhur kompania Amazon dhe do bëhen dikundi nëntë stacione. Një milionë tjera, unë e lexova nga prokurimet publike, një milionshi është për vendosjen e elementeve urbane, pra është dicka tjetër Brenda këtij projekti.

Por, faktet në terren flasin ndryshe. Kjo që po shihni është një stacion pritjeje në Përshefcë të Komunës së Tearcës. Autoritetet lokale thonë se kostoja e tij është vetëm 60 mijë denarë.

ABEDIN SABRII – BV PËRSHEFCË

“Ky vend stacion është rregulluar nga një donator privat dhe ka kushtuar në vlerë 60 mijë denar”.

Autoritetet e Komunës së Tetovës mbase duhet të japin përgjigje për cmimin e lartë të pikëstacioneve, aq më tepër nga fakti se këto stacione në Tetovë që kushtojnë 4.500 euro janë të rrethuar me plastikë, kurse ajo e Përshfecës që është e rrethuar me qelq kushton vetëm rreth një mijë euro. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia