close
VendiVideo

TETOVË: ASFALTIMI I RRUGËVE PAKËSON KAOSIN URBAN

DSC_0010-620×330

Komuna e Tetovës vijon me asfalimin, meremetimin dhe sanimin e rrugëve të qytetit, të cilat edhe pengonin në masë të madhe qarkullimin normal të komunikacionit. Sot është përuruar rruga e posaasfaltuar  Tetovarja në afërsi të qendrës sportive, , e cila, siç u theksua, do të pakësoj kaosin në komunikacionin e ngarkuar të Tetovës.

Përfundimin e punimeve e ndoqi nga afër kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, e cila theksoi se komuna do vazhdojë me rregullimin e rrugëve të cilat paraqesin problem për qytetarët.

Ndërkaq e pyetur rreth punimeve në rrugën Ivo Llolla Ribar dhe 172 apo rruga për te ish tregu i bagëtive, Arifi u shpreh:

Rikujtojmë se mosregullimi i këtyre dy rrugëve gati disa vite kanë ngjallur edhe revoltë të mëdha nga ana e qytetarëve, ndërkaq rregullimi i tyre gjithashtu do të zgjidhte problemin me kaosin në komunikacionin në qytetin e Tetovës. /L. Ameti/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia