close
VendiVideo

TETOVË: BANORËT E NERASHTIT MBETEN TË ETUR

uji

Zvaritja e ndërtimit të ujësjellësit në fshatin Nerasht ka ngritur shqetësime tek banorët e këtij vendbanimi nga shkaku i ndërprerjes së  furnizimi me ujë gati tre muaj, pasi i njëjti vazhdonë të funksionojë me mënyra alternative si dhe nga puse të ndryshme.

Banorët e këtij vendbanimi shprehen të shqetësuar për çështjen në fjalë, pasi është një ndër problemet e kahmotshme të këtij fshati i cili asesi të gjej zgjidhje. Ku edhe pas rregullimit të sistemit të ri të ujësjellësit, nga komuna e Tearcës kërkojnë që banorët të paguajnë ujin gjë e cila refuzohet nga vetë banorët pasi nuk kanë orë matëse.

Ndërkohë, kryetari i kësaj komune Isen Asani u bëri thirrje banorëve të fashtit Nerasht që bashkërisht ta zhgjidhin problemin e ujit për pije.

Gjysma e Banorëve të këtij fshati furnizohen me ujë nga sistemi i vjetër, i cili nuk është për pije, ndërsa gjysma tjetër e fshatit, ujin për pije e sigurojnë  me blerje nëpër shitore. /Xh. I. /

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia