close
Vendi

TETOVË: BASHKËVEPRIM PËR SIGURI NËPËR SHKOLLA

pilicia ahmed

Siguria nëpër shkollat fillore ishte tema që I bëri bashkë Sektorin për Punë të Brendshme, atë për arsim, drejtorët e shkollave fillore të Tetovës etj. Ahmed Qazimi nga sektori për arsim theksoi se gjatë vitit të kaluar shkollor, nuk është regjistruar asnjë shkelje e rednit publik.

“Kemi arritur që vitin e kaluar shkollor të mos kemi asnjë prishje të rendit publik nëpër shkolla dhe rreth tyre. Edhe këtë vit e kemi një bashkëveprim, ku do na bashkangjiten edhe bashkësitë fetare që verpojnë në komunën e Tetovës, poashtu edhe këshilli rinor I komunës, kështu që së bashku ti bashkërendism aktivitetet dhe të kemi një vit të sigurtë shkollor”, tha Qazimi.

Gjatë këtij takimi u la të kuptohet se një diskutim I këtillë do zhvillohet edhe me drejtorët e shkollave të mesme. Ky diskutim u realizua me iniciativë të SPB Tetovë, në bashkëpunim të Sektorit për arsim, ndërkaq morën pjesë drejtorët e shkollave fillore,  përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, organizatave joqeveritare dhe shoqatave nga Tetova. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia