close
Top LajmeVendi

TETOVË: COVID-PACIENTËT NË SPITAL, NË DUAR TË SIGURTA

8B3D5265-45F6-49A2-BFB3-DE3CB2F6C73D

KLAN M BRENDA REPARTIT INFEKTIV NË SPITALIN E TETOVËS


Çdo ditë është betejë për mjekët e repartit infektiv në Spitalin klinik të Tetovës.
Do ta kishin shumë më lehtë nëse pacientët do të paraqiteshin në kohë, por fatkeqësisht, shumica e tyre vijnë me vonesë.
Kujdesi për pacientët shihej në çdo veprim të mjekëve.
Pas vizitës së mëngjesit dhe kontrollit rutinor që çdo ditë e bën, pulmologu, Ruzhdi Rexhepi, shkuam te dhoma e gjelbër për të pushuar, vendi i vetëm ku mund i gjithë personeli të pushojë. Por pushimi nuk zgjati shumë.
Apeli kryesor i mjekëve të Tetovës ishte që sapo të hetohen simptomat e para, duhet të kërkohet ndihmë që tu jepet edhe atyre shans që të shpëtojnë një jetë më shumë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia