close
Vendi

TETOVË: DËNIME ME KUSHT PËR PESË PROTESTUESIT

policia

Pesë protestuesit, të cilët më 17 Shtator morën pjesë në protestat e dhunshme pas zjarrit në Spitalin mobil në Tetovë, janë dënuar me dënime me kush prej një viti. Blerim Ahmedit (31) nga f.Tuhinë të Kërçovës, Naser Beluli (52) nga Reçica e Vogël, Xhemal Sadiki nga Veshalla e Tetovës dhe Veton Aliti (33) dhe Arjan Sherifi (30) të dy nga Tetova ishin në gjykim në Gjykatën Themelore të Tetovës për veprën e kryer penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë protestave”.

“Të akuzuarit kanë pranuar fajin, kurse Gjykata ka konstatuar dënimin me burg prej një viti nëse sërish e përsërisin veprën në tri vitet e ardhshme. Njëkohësisht, gjatka të tërhequr masën e paraburgimit” – ka deklaruar Besnik Asani – avokati I të akuzuarit të parë Blerim Ahmedi./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia