close
Screenshot_8

“Rreth orëve të hershme të mëngjesit në afërsi të qendrës sportive në Tetovë është djegur një kasollë. NJTKZ ka intervenuar me kohë për të lokalizuar zjarrin. Megjithatë nga kjo fatkeqësi është gjetur turpi i pajetë i një mashkulli brenda kasolles. Nga SPB-ja thonë që trupi i pajatë i viktimës është marë nga organet hetuese për të ju bërë autopsi.”

Nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë përmes një komunikate kanë konfirmuar se një person ka humbur jetën nga zjarri në këtë kasollë. Sic thuhet,  për shkak të pamundësisë për tu identifikuar, trupi i pajetë  është dorëzuar në Mjekësinë Ligjore në Shkup.

“Sot rreth orës 04 e 35 minuta në SPB-Tetovë, është denoncuar zjarr në një barakë të improvizuar prej druri, e cila gjendet në afërsi të sallës sportive në Tetovë.Nga zjarri është djegur tërësisht baraka, kurse nën djegurinat është gjetur i djegur (karbonizuar) trupi i pajetë i një mashkulli.Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dorëzuar për identifikim dhe autopsi në Institutin për mjekësi ligjore në Shkup.” -tha SPB Tetovë.

Nga NJTKZ në Tetovë thonë se njoftimin e kanë marrë para orës katër të mëngjesit dhe se kanë intervenuar me shpejtësi.

“E tëra ajo kasollë ishte e kapluar nga zjarri, neve kemi fut në kontroll zjarrin dhe kemi likujduar zjarrin. Meqenëse ajo kasollë ishte e lidhur me kasolla tjera nuk kemi lënë zjarri të kalpoj dhe objekte tjera. Me shumë keqardhje do e them qe pasi kemi bërë lokalizimin e zjarrit kemi vërejt që në brendi të asaj kasolleje kishte dhe një trup të pajetë dhe menjëherë kemi thirrur organet e sigurisë.”-shprehet Uka Aliti, NJTKZ Tetovë.

Nga njësia kunder zjarrit thonë që kasolla e improvizuar ka qenë e ndërtuar nga materiale të lehta djegëse që ka ndihmuar që zjarri të përhapet më shpejtë se zakonisht. Ata edhe një herë ripërsëritën thirrjen për kujdes të shtuar gjatë ngrohjeve të objekteve. /Artina Zeqiri/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia