close
Vendi

TETOVË: DY TË VDEKUR NË AKSIDENT TRAFIKU

no thumb

Dy të rinjët humbën jetën dhe disa të tjerë u lënduan , në aksidentin e tmerrshëm që ndodhi mëngjesin e sotëm, në rrugën Tetovë- Pirok, në  afërsi të pompës së bënzinës “Hit Oil” në fshatin  Pallçisht.

Burime nga spitali i Tetovës bëjnë të dituar se dy të rinjët janë sjellur pa shenja jete në spital, ku me urdhër  të Prokurorit Publik është bërë edhe obduksioni i trupave të pa jetë, ndërsa dy persona të tjerë janë sjellur me lendime të lehta, ku njëri është duke u kuruar në spitalin e Tetovës dhe është në gjendje  të mirë shëndetsore, ndërsa tjetri është lëshuar në shtëpi.

Sipas informacioneve të policisë, drejtuesi i makinës “BMW”, 21-vjeçari V.A ka humbur kontrollin mbi makinën dhe për pasoj e njëjta është rrokullisur, ku humbën jetën 20 vjeçari S.E dhe M.A ndërsa drejtuesi i makinës  është dërguar në spital më lëndime të rënda dhe 20 vjecari H.I ka përfunduar me lëndime të lehta. /XH.I/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia