close
Top LajmeVendi

TETOVË: FINALIZOHET URA SHIPKOVICË-BRODEC

Screenshot_6

Banorët kërkojnë intervenim në përroin e fshatit


Pas katër viteve nga vërshimeve të 2015-tës është finalizuar ura Shipkovicë-Brodec.Thellësia e urës bashkë me temelin është 7 metra kurse gjatësia e saj dhe asfaltimi i së njëjtës është në gjatësi prej 10 metër. Kryetarja Arifi në bashkëbisedim me banorët e cilësoi si një projekt i cili ka ardhur në nevojë nga viti 2015.

“Me këtë llogaritet që e gjithe distanca rrugore Shpikovicë-Brodec është jo veteëm e kalueshme, por e kohës së re dhe në këtë drejtim mendojmë se kemi përfunduar një çështje jo të vogël sa i përket lëvizjes së banorëve.” –deklaroi Teuta Arifi, Kryetare e Komunës së Tetovës.

Edhe pse ura tashmë është finalizuar dhe banorët e Malësisë së Tetovës do të kënë një problem me pak, kjo nuk e eliminon frikën e vërshimeve të 2015-tës. Axha Medi apelon për intervenim në përroin e fshatit sepse sipas tijë është urgjent.

“Kur vihet koha, kur bie shi, ne gjithë hypim nëpër çatija nëpër ballkona dalim dhe presim çka do të bjer vërshimi. Ne jemi në rrezik të madh. Mu më ka mbet një fëmijë edhe atë si të ma mbyte për mua çka mbeti më.” –shprehet Medi Ameti, banues afër Përroit.

Ndërkaq Kryetarja Arifi shprehet se për këtë çështje është biseduar në mbledhjen e qeverisë dhe se do të këtë një zgjidhje.

“Në mbledhjen e fundit të qeverisë që u mbajt në Tetovë diskutuam që projektin sa i përket rregullimin e këtij përroi ta bëj Komuna e Tetovës, ndërkohë që qeveria ka marrë përsipër të financon realizimin e atij projekti.“ –vlerëson Teuta Arifi, Kryetare e Komunës së Tetovës.

8 milionë denarë ka qenë kostoja e urës Shipkovicë-Brodec e cila pësoi dëmtime nga vershimet e 2015-tës, ku 3,5 milionë denarë janë financuar nga byroja për zhvillim rajonal kurse 6.5 millionë denarë nga buxheti i Komunës së Tetovës. /Artina Zeqiri/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia