close
Vendi

TETOVË – GOSTIVAR: MËSIMI ONLINE DERI MË 20 SHTATOR

0C35CFA6-D26D-45B2-9A92-70F9481BC6E8

THIRRJE PËR VETËDIJE MË TE LARTË


Mësimi online nëpër shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar do të vazhdojë deri më 20 Shtator – ka vendosur Qeveria edhe pse paraprakisht ishte thënë se mësimi me prezencë fizike duhej të fillonte më 14 Shtator.

AHMED QAZIMI – ZYRA PËR ARSIM , TETOVË

Sa I përket arsimit të mesëm për shkak të numrit të madh të të infektuarve u bë prolongimi ashtu që dje vendimi ishte që mësimi të filloj me 20 Shtator, që do të thotë se ne jëmi të gatshëm me kushtet fizike që I kemi.

Nga Zyra për Arsim në Tetovë deklarojnë se po e monitorojnë situatën dhe shifrat nëpër shkolla. Raste që dyshohen se janë me COVID-19 janë paraqitur edhe në shkollat fillore në Tetovë. Autoritetet bëjnë thirrje për vetëdije të lartë qytetare.

AHMED QAZIMI- ZYRA PËR ARSIM ,TETOVË

Cdo simptomë I nxënësve menjëherë kumtohet tek organet shëndetësore, si zyrtarë ne veprojmë në bazë të numrave apo raporteve zyrtarë, nëse nuk kemi të dhena nga mjeku apo familja apo mësimdhënësi se është pozitiv ne nuk mund ta trajtojmë rastin si pozitiv me kovid. Është cështje e vetëdijes , familjes, nxënësit dhe rrethit a do shkojnë të bëjnë analiza të duhura.

Përkundër paraqitjes së infektimeve në disa shkolla të vendit, autoritetet e arsimit thonë se s`ka indikacione për ndryshimin e modelit mësimor, pasi shifrat e infektimeve janë tejet të vogla. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia