close
Vendi

TETOVË: GRUAJA VRET BURRIN, VRASJEN E DENONCON NË POLICI

A097C579-B26F-4766-9385-90D330B6EB2E

Të dielën paradite, në Policinë e Tetovës, një 39-vjeçare ka denoncuar se ka vrarë bashkëshortin me të cilin nuk ka pasur kurprë. Ajo ka thënë se ka përdorur send të fortë gjatë vrasjes së 51-vjeçarit.

“Në orën 11:35 në SPB-Tetovë, A.S (39) nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 11:00 në shtëpinë e tyre në Tetovës ka kryer vrasjen e bashkëshortit të saj 51-vjeçar, me të cilin nuk ka pasur kurorë. Sipas denoncimit, në kryerjen e veprës penale e dyshuara ka përdorur send të fortë” – ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Tetovës, Marjan Josifovski.

Në vendngjarje është kryer ekspertiza nga ana e Prokurorit Publik dhe ekipt të SPB-Tetovë, kurse trupi I pajetë është dërguar për obduksion. Pas dokumentimit të rastit kundër A.S do të ngritet kallëzim adekuat. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia