close
Vendi

TETOVË: KONFISKOHEN 26.000 COPË MJETE PIROTEKNIKE

1 (3)

POLICIA NDALON NJË PERSON

Zyrtarë të policisë së Tetovës, sot në mëngjes rreth orës 07.00, gjatë një kontrolli të planifikuar, sikurse thuhet, me njohuri operative paraprake, në pikëpagesën rrugore në Zhelinë, kanë privuar nga liria 53 vjeçarin N.I nga Shkupi, tek I cili, gjatë kontrollit të të automjetit “Fiat Doblo” me targa të Shkupit, pronë e një firme shkupjane, janë gjetur 26.540 fishekzjarre të ndryshme dhe mjete tjera piroteknike dhe 77 kilogram duhan.

Policia ka fotodokumentuar gjësendet e gjetura dhe I ka marrë përekspertizë, kurse N.I ëhtë mbajtur në Stacionin Policor – Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastait, pas cka, sikurse thonë nga MPB-ja, kundër tij do të ngriten kallëzime adekuate./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia