close
VendiVideo

TETOVË: LËVIZJA BESA KRITIKON REBALANCIN E BUXHETIT

besa

Lëvizja Besa gjatë ditës së sotme në takim me gazetarët ka reaguar lidhur me rebalancin e buxhetit ku sipas tyre diskriminohen rëndë zonat e banuara me shqiptarë. Sipas tyre Komunës së Tetovës, i është shkurtuan një sasi e madhe e mjeteve për investime në sferën e arsimit dhe infrastrukturës.

 Sipas përfaqësuesit të kësaj partie Azbi Mahmudi ky buxhet i paraparë për çdo sferë, shihet qartë një diskriminim i hapur ndaj komunave shqiptare, sidomos ndaj Komunës së Tetovës, në këtë drejtim e akuzojnë partinë shqiptare në pushtet BDI-në, ku sipas tyre kanë dështuar në realizimin e projekteve të premtuara.

“Në arsim, me rebalancin e buxhetit të vitit 2016 nuk janë të paraparë mjete të mjaftueshme për ndërtimin dhe renovimin e shkollave fillore dhe të mesme. Gjithashtu nga buxheti diskriminues janë paraparë që të zvogëlohet edhe buxheti për Universitetin e Tetovës për 22 milionë denarë, edhe pse në rrethanat në të cilat funksionon Universiteti ka nevojë për rritje të buxhetit e jo për shkurtim të tij. Në infrastrukturë, pra në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjes, kemi shkurtim nga 35.8 milionë euro, sa ishin paraparë më parë, në 16.5 milionë euro, sa janë projektuar me rebalancin e buxhetit në nivel qendror”thekson Azbi Mahmudi – Përfaqsues i Lëvizjes Besa.

 Nga kjo parti gjithashtu theksuan se ka ngecje edhe në aspekt të infrastrukturës së ujësjellësit, në fushën e kulturës ku bibliotekës së Tetovës i është shkurtuar buxheti në 33% ose rreth 60 milionë denarë, dhe në aspektin e turizmit ku edhe pse Tetova e ka Malin Sharr dhe Kodrën e Diellit, nga buxheti nuk është paraparë asnjë denarë për rregullimin e kushteve turistike. /Xh. I. /

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia