close
Vendi

TETOVË: MARSH PROTESTE ME MOTON “POSHTË PLATFORMA”

6852121A-1A3C-4220-8DC1-136B7CDBDCAB

NXËNËSIT KËRKOJNË T’JU KTHEHEN SHKOLLAVE


Kështu ishin tubuar nxënësit e shkollave të mesme këtë mesditë,  në marshin e protestës duke kërkuar që kthehen në bankat shkollore….

Nxënësit thonë që mësimi nga distanca nuk është efektiv dhe se  kanë probleme me kycjen në platformën online.

 “ Ne e dimë se nuk është e lëhtë në këtë kohë e rënduar me pandeminë domethënë nuk është lëhtë të mbahet mësim me prezencë fizike , prandaj ne edhe jemi të vetëdishëm si nxënës duëm që të këmi një protokoll, me cfarë do lloj regullash që do caktoj Ministria, shkolla ka që I plotësojnë kushtet por edhe nësë nuk I plotësojnë kushtet për gjithë nxënësit mjaftojnë gjysma domethënë një mësim I kombinuar.

Në mbështetje të tyre u panë edhe mësimdhënës të cilët nuk donin të prononcoheshin para kamerave, por që mështesnin vullnetin e nxënësve të cilët  kërkojnë që t’ju kthehen bankave shkollore,kërkojnë protokoll të vecantë nga autoritetet arsimore dhe shëndëtësore duke u zotuar në respektimin e të njëjtave ashtu sic funksionojnë edhe objektet tjera. 

“Ne jemi thjesht nxënës që kërkojmë mësim me prezencë fizike pasiqë shumë lokale dhe objekte në RMV funksionojnë pa probleme dhe edhe ne si nxënës të RMV-së duam të drejtat tona”

Gjatë marshimit të nxënësve u panë dhe shumë qytetetarë të cilët përshëndësin iniciativën e tyre , megjithatë nuk munguan as forcat policore të cilët vëzhgonin situatën./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia