close
Top LajmeVendi

Tetovë: Mbyllet fabrika për prodhimin e qeseve plastike

Screenshot_9

PAS LIGJIT PA PUNË MBETEN RRETH 80 PUNËTORË


 Vetëm dy maqina për prodhimin e qeseve kanë mbetur në këtë fabrikë. Të gjitha aparatet tjera janë shitur, ndërsa dymbëshjetë punëtorë janë lëshuar nga puna. Kjo pasi pronari i kësaj fabrike Zylkarni Jusufi nuk ka mundur të përballoj ndryshimet e ligjit për prodhimin e qeseve bio-degraduese.

ZYLKARNI JUSUFI – PRONAR I FABRIKËS

“Ministria na dha një kohë që mund të vazhdojmë me qese bio-okso dhe pastaj të transferohemi në bio-qese, nuk është këtu problemi sa është te çmimi. Çmimi i lartë na rëndoi më së shumti. Taksa ekologjike prej 15 denarëve që me këtë e ndali totalisht tregun vendas dhe e hapi tregun për eksport thotë Jusufi pët tv KlanM.

Heqja nga përdorimi qeset e plastikës ka bërë telashe në të gjithë fabrikat që prodhojnë qese.

ZYLKARNI JUSUFI

“Për neve ishte faza më e dhimshme kur i lëshuam punëtorët, prej neve këkronin ndihmë t’i dërgojmë në ndonjë vend tjetër pune pasi ne kemi klient. Disa arritëm t’i punësojmë nëpër kompani tjera, ndërsa disa janë në pritje”. 

Ai thotë se nuk ka pasur asnjë ofertë e ndihmë nga ministria e mjedisit.

ZYLKARNI JUSUFI

“Kërkesat tona ishin që ne nuk kemi mundësi të gjejmë materiale. Kërkuam që ata të na furnizojnë edhe këtë nuk na e plotësuan. Kërkuam finansiraisht të na ndihmojnë edhe atë mundësi nuk e kishin. Edhe për trajnim kërkuam, se ndoshta do ta gjesh materialin por deri sa nuk ka punuar askush pasi që nuk ke ekspert për përpuinimin e materialt atëherë duhet të trajnohen edhe këtë nuk arritën të na ofrojnë. 

Nga Ministria e mjedisit thonë se ministri Naser Nuredini dhe departamentet përkatëse kanë pasur disa takime me pronarët e këtyre objekteve prodhuese, gjatë përgatitjes së ligjit në procesin e konsultimeve publike, si dhe pas miratimit të ligjit, individualisht dhe përmes odave ekonomike. Në ato takime u diskutua për ndryshimet e parapara dhe nevojat për përshtatje të tregut.

MINISTRIA E MJEDISITJETËSOR

“Ligji nuk kërkon mbyllje kapacitetesh, pasi standardi i mëparshëm i vlefshëm mbetet në fuqi dhe tashmë është bërë e ditur se përmes programeve të ndryshme për mbështetjen e zgjidhjeve inovative, do të sigurohet stimulimi i riorientimit të produkteve në praktika më miqësore në  mjedisin jetësor në periudhën e ardhshme”.

Sipas pronarëve të këtyre fabrikave pa punë kanë mbetur mbi 80 persona të cilët kanë punuar në fabrika për prodhimin e qeseve./KlanMacedonia/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia