close
Vendi

TETOVË: MBYTET NJË I RI NË LIQENIN E OHRIT

Liqeni-i-Ohrit-650×358

S.I. nga fshati Kamjan i Tetovës ka ndërruar jetë para pak orësh përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor të spitaleve në Strugë dhe Shkup, për ta shpëtuar atë, pasi trupi i tij është gjetur në Liqenin e Ohrit.

Sipas policisë trupi i 24 vjeçarit sot është nxjerrë nga liqeni ku është dërguar në spital, ku edhe ka ndërruar jetë.

Siç mësohet S.I. ka vozitur anije ku më pas ka kërcyer në liqen dhe më nuk është shfaqur ku ekipet e shpëtimit kanë arritur të gjejnë trupin e tij pa ndjenja.

Menjëherë pas nxjerrjes nga uji janë marrë masa, por sistemi nervor nuk ka funksionuar, ku ekipi mjekësor i Strugës e kanë dërguar menjëherë në Spitalin Klinik në Shkup. /TvArt/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia