close
Sport

Tetovë: Më 26 qershor mbahet Turneu i Dytë ndërkombëtarë në shah

222

Pritet që të marrin pjesë mbi 150 lojtar të shahut nga rajoni

Në organizim  të klubit të shahut  “Anpasan”  dhe Shoqatës Kulturore “Vizion M” me organizator teknik Federata e Shahut e Maqedonisë Veriut më 26  qershor (e diel), në Tetovë, mbahet edicioni i dytë turneu ndërkombëtar i shahut, ku do të grumbullohen mbi 150 lojtarë më të mirë të shahut nga  rajoni.

Deri më sot pjesëmarrjen e kanë konfirmuar mbi 100 lojtar të shahut nga rajoni, por deri të dielën pritet që pjesëmarrjen e tyre ta konfirmojnë  mbi 150 shahista të cilët janë të ranguar  me pike të Federatës ndërkombëtare të Shahut (FIDE). Qëllimi është afirmimi i lojës së shahut në këtë nënqiell sidomos tek mosha e re ” tha Nazmidin Imeri kryetar i KSH “Anpasan”.

Ndër emrat më të njohur që do të jenë të pranishëm në këtë manifestim të shahut janë: Landi Pasku  kampion i Shqipërisë, Nderim Saraqi kampion i Kosovës, Nikolla Nikollovski, njëri ndër lojtarët më të mire të shahut në Maqedninë e Veriut dhe mjeshtër të tjerë nga Serbia, Bullgaria dhe vendet tjera të rajonit.

Turneu do të zhvillohet me sistemin zvicerian apo me nëntë xhiro sipas rregullave të FIDE-s. Arbitër kryesor do të jenë Sashko Llakinski një arbiter me liçencë ndërkombëtare dhe Burhanedin Misimi sekretar Federatës Kosovare të Shahut por do të ketë edhe pesë arbitra ndihmës.

Pë rekuizitat e shahut do do të përkujdesen organizatori dhe Federata e Shahut të RMV-së. Garat  e shut  do të mbahen në sheshin “Ilirija” në Tetovë. Hapja  solemne e  turneut është caktuar për në orën 10:00, të dielën më 26 qershor. Organizatori për më të mirët organizatori ka siguruar dhurata adekuate.

 

/KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia