close
Kulture

TETOVË: MIRUSH KABASHI “RINGJALLI” SOKRATIN

Screenshot_7

Monodrama “Apologjia e vërtetë e Sokratit” para publikut tetovar


Në natën e shtatë të festivalit tradicional “Tetova Feston Nëntorin” u shfaq Monodrama “Apologjia e vërtetë e Sokratit” nga Nderi i Kombit Mirush Kabashi. Me këtë vepër Presidenti i Shqipërisë e shpalli Kabashin “Mjeshtri i madh”.

I veshur me mantelin e grisur dhe paruken me flokë e mjekër të gjatë si dhe me fjalën e tij të pastër Kabashi ringjalli Sokratin e vërtetë të gati para dy mijë e pesëqind vitesh. Kjo monodramë e mrekullueshme e nxjerrë nga thellësia e shekujve e bënë Kabashin unik në fushën e aktrimit.

Duke marr parasysh vështirësinë që ka ky rol, publiku tetovar diti ta vlerësoj lartë punën e Kabashit.

Aktori i mirënjohur shqiptar Mirush Kabashi ka marrë pjesë në një mori dramash dhe filmash artistikë ku “Apologjia e vërtetë e Sokratit” zë një vend kryesor. Me këtë monodramë ai ka fituar çmimin ndërkombëtar “Sfinksi i Artë” dhe madje është dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë me çmimin “Mjeshtri i madh”. /Lindita Aliu/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia