close
Vendi

TETOVË: MPB KONTROLLE TË INTENSIFIKUARA TRAFIKU

svr-tetovo-960×540-270057

BRENDA 20 DITËVE SHQIPTOHEN 9000 DËNIME


MPB ka vazhduar me përforcimin e aksioneve në komunikacion. Gjatë ditës së sotme, kanë qenë në Tetovë, dhe për një orë kanë sanksionuar 70 persona, prej të cilëve, disa kanë qenë me automjete të paregjistruara, disa të tjerë shoferë pa leje vozitjeje, dhe poashtu edhe motoçiklistë.

“Kontrollet e përforcuara policore do të vijonë edhe ditët e ardhshme, kurse për 20 ditë sa jemi duke I zbatuar këto aksione të përforcuara në territorin e vendit, deri tani kemi shqiptuar mbi 9000 sanksione për shkelje të rregullave të trafikut, ku pjesa më e madhe janë për tejkalimin e shpejtësisë, vozitje pa patent shoferi,, makina të paregjistruara. Bëj thirrje tek qytetarët që t`I respketojmë rregullat e trafikut, jo vetëm që t`u shmangemi dënimeve port ë kontribuojmë për trafik të sigurtë”. tha Zëdhënësi i MPB-së – Toni Angelovski

Dje, policia gjobiti 283 shoferë në Shkup, 104 prej tyre për tejkalim shpejtësie. Ministria e Brendshme njofton se kontrollet e intensifikuara në komunikacion do të vazhdojnë në ditët në vijim. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia