close
Top LajmeVendi

TETOVË: MUNGESA E NXEHJES RREZIKON AKTIVITETET KULTURORE

Screenshot_6

Ministria e Kulturës dhe komuna e Tetovës duhet të gjejnë zgjidhje


Mjetet e Ministrisë së Kulturës për furnizimin publik sa i përket naftës në Pallatin e Kulturës në Tetovë gjatë javës së kaluar janë tërhequr nga përmbaruesit, sipas Artan Asllanit në qoftëse kjo situatë nuk ka zgjidhje do të anulohen të gjitha aktivitete e fund vitit. Nga ana tjetër Ministria e Kulturës dhe Komuna e Tetovës e hudhin topin tek njëra-tjetra.

Problemi i nxehjes së hapësirave të Pallatit të Kulturës në Tetovë aktualizohet gati për vit. Borxhet e trashëguara nga vitet e mëparshme vështirësojnë punën, kurse mjetet e dedikuar për nxehje tërhiqen nga përmbaruesit. Një situatë e këtillë rrezikon mbajtjen e aktiviteteve kulturore gjatë këtij sezoni, thonë drejtuesit e Pallatit të Kulturës në Tetovë.

As një shkop magjik nuk mund t’i zgjidhte problemet e trashëguara në Qendrën për Kulturë në Tetovë u shpreh Ministri i Kuluturës Hysni Ismaili duke theksuar se ndërhyrjet e shpeshta nuk janë zgjidhje.

Ky nuk është një problem pa zgjidhje vlerësoi Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi.

Borxhet e trashëguara, dëmtim i rrjetit të nxemjes qendrore, mungesa e naftës si dhe problemet me rrymës elektrike janë disa nga problemet me të cilët përballen drejtuesit e Qendrës për Kulturë në Tetovë. Në horizont nuk shihet një zgjidhje. Se sa mund të rrezikohen aktivitetet kulturore në këto hapësira, do të varet nga gjuha e përbashkët që duhet të gjejnë Pallati i Kulturës, Ministria dhe Komuna e Tetovës. /Lindita Aliu/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia