close
VendiVideo

TETOVË: NDEROHET KUJTIMI PËR ARBËN XHAFERIN

2016-08-15_175811

 

Në katërvjetorin e ndarjes nga jeta të ish kryetarit të PDSH-­së Arbën Xhaferri, Kyetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, bëri homazhe tek varri i tij në varrezat e qytetit në Tetovë.

Arbër Xhaferi ka qenë deputet i Parlamentit të Maqedonisë që nga viti 1994. Ai synonte krijimin e një sistemi dydhomësh në institucionin ligjvënës. Në kohën e konflitit të armatosur në vitin 2001, partia e tij ishte në pushtet. Ai është një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, por me zvarritjen e zbatimit të saj, ai synonte një marrëveshje të re midis shqiptarëve dhe maqedonasve. Xhaferi njihej për opinionet filozofike gjatë paraqitjeve në media dhe është autor i shumë eseve dhe artikujve analitikë.

Në skenën politike solli një frymë të re mbarëshqiptare. Përveç se u dallua si politikan i zgjuar dhe intelektual i përmasave kombëtare, ai u dallua edhe për opusin e pasur të analizave e kolumnave politike, studimeve dhe shkrimeve publicistike, të cilat shquhen për thellësinë e mendimit dhe qasjen intelektuale.

Arbën Xhaferi lindi në qytetin e Tetovës më 24 janar të vitit 1948 dhe vdiq në Tetovë, më 2011, pas nj sëmundje të gjatë. /Xh. I. /

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia