close
Vendi

TETOVË: NDËRPRITET DASMA, NDALOHET PRONARI I OBJEKTIT HOTELERIK

D95CC279-4C77-4604-8FD9-53723AE3053F

Dje (4 Mars) në orën 16:10, pas një raporti të mëparshëm, efektivët e policisë nga SPB Tetovë në bashkëpunim me inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, kanë kryer një kontroll në një restorant në Tetovë, në pronësi të personit K.K. (35) nga Tetova.

 Gjatë kontrollit, është konstatuar se objekti nuk kishte respektuar rregulloret shëndetësore gjatë epidemisë, gjegjësishtë kishte organizuar një dasmë në të cilën ishin të pranishëm rreth 110 persona të ftuar.

Dasma është ndërprerë menjëherë dhe objekti është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.  Pronari K.K. është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin policor Tetovë dhe pasi çështja të dokumentohet plotësisht, ndaj tij do të ngrihen akuza sipas nenit 206 të Kodit Penal – “mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie”. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia