close
Vendi

TETOVË: NË RËNIE PRESIONI NDAJ SISTEMIT SHËNDETËSOR

Screenshot_4

NË COVID-QENDRAT E VENDIT TRAJTOHEN 700 PACIENTË, 560 SHTRETËR TË LIRË


MSH-ja njoftoi se numëri I përgjithshëm I pacientëve pozitiv dhe të dyshuar me COVID-19 nëpër spitalet e vendit është 700 dhe se ka rreth 560 shtretër të lirë nëpër këto qendra. Në Repartin Infektiv në Tetovë trajtohen 20 pacientë, kurse numri I personelit mjekësor të infektuar është 12. Autoritetet shëndetësore në Spitalin e Tetovës njoftojnë se përvec rënies së kërkesave për testime, është reduktuar edhe numri I të hospitalizuarve.

GZIM NUREDINI- MJEK NË KOVID-QENDRËN, TETOVË

 “Tani për tani të hospitalizuar në spitalin tonë kemi 20 pacientë, shtretët të lirë ka mbi 60 edhe pse tani ne një pjesë të  repartit internistik e kemi liruar. Nuk është problemi I shtretërve, nëse krijohet nevoja, ne përsëri e aktivizojmë. Nuk janë problem shtretërit sa organizmi I kuadrit dhe e dini se sëmundja ishte multi sistemike që kërkon kuadër të multispecializuar”

Krahas uljes së presionit ndaj sistemit shëndetësor në covid-spitalin e Tetovës, mjekët thonë se dukshëm është ulur edhe numri I pacientëve që paraqiten në ambulancën e Spitalit.

GZIM NUREDINI- MJEK NË KOVID-QENDRËN, TETOVË

 “Ambulanca është një indikator I numrit të pacientëve se sa do të jetë numri në të ardhemen. Ne para kësaj situate kishim 50 , 60 por edhe 70 kontrolla ambulantore në kovid-qendrën , tani kemi diku 30 pacientë por edhe kualiteti I 70 dhe 30 nuk është I njëjtë , këto 30 janë me simptome më të lehta “

Mjeku Gzim Nuredini, thotë se në Tetovë nuk janë identifikuar lloje të reja të koronavirusit që ishin detektuar nëpër laboratoret qendrore të vendit, duke paralajmëruar rrezikun nga gjenomet e reja të virusit, që kanë nivel shpërndarës shumë të madh. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia