close
Sport

TETOVË: NË SHESHIN ILIRIA U MBAJTË SPEKTAKËL BOKSI

boksiiii
boksiiiiiii

Në kuadër të manifestimit Vera Kulturore tetovare, mbrëmë në sheshin Iliria në Tetovë u mbajtë manifestimi sportiv me moton “Nata e kampionëve’’. Në të u zhvilluan gjithsejtë nëntë lufta prej të cilave shtatë në boksin amator me boksier nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova si dhe dy meçe në boksin profesional.

Në dy meçet e boksit profesional që ishin për titullin internacional në kategorinë cruiser gjermani Kai Hilderbrand mundi turkun Deniz Pollat me nokaut teknik në raundin e parë, ndërsa në kategorinë super e mesme gjermane me preardhje nga Kongo Armel Mbumba mundi turkun Izet Kurnaz me nokaut teknik në raundin e dytë.

Për të ndjekur këtë manifestim të rrallë të boksit në sheshin Iliria të Tetovës ishin të pranishëm numër i madh i qytetarëve tetovar, përfaqësues  të komunës  së Tetovës si dhe mysafirë të  ftuar nga Federata e  Boksit të Maqedonisë, Faton Saliu-nënkryetar, Federata Kosovare e Boksit, kryetari Ramadan Selimi  dhe seleksionuesi Xhevdet Peci si  dhe mysafirë nga Shqipëria e Gjermania.

Organizator i këtij manifestimi sportiv ishte komuna e Tetovës,  ndërsa organizator teknik  klubi i boksit ‘Shkëndija Boks’. /Sh. S. /

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia