close
KultureVendi

TETOVË: NËNTË VITE KOLONI ARTISTIKE NDËRKOMBËTARE

Screenshot_3

20 artistë nga vende të ndryshme pjesëmarrës të Kolonisë


Rreth 20 artistë nga vende të ndryshme të botës iu bashkangjitën edicionit të 9 të Kolonisë Artistike Ndërkombëtare “Tetova 2018” organizuar nga I.N Galeria e Arteve Pamore Tetovë dhe financuar nga Ministria e Kulturës së R. Maqedonisë.

Sekretari shtetëror në ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri, i cili u takua me artistët për t’i përshëndetur dhe përgëzuar për punën e tyre, deklaroi gjithashtu se kjo koloni çdo vit e më tepër po bëhet akoma më serioze në organizimin e saj dhe shtoi se Ministria e Kulturës këtë vit ka trefishuar buxhetin për këtë koloni.

Nga ana tjetër, artistët u shprehën të kënaqur me organizimin e sivjetëm të ‘Kolonisë së artistëve’ dhe deklaruan se “Kodra e Diellit” i ka frymëzuar në konkretizimin e pikturave të tyre.

‘Është hera e parë që jam pjesëmarrëse në këtë koloni në Maqedoni dhe është një grup artistësh shumë i mirë të cilët sëbashku krijojnë në këtë hapësirë, më pëlqen se bëhet fjalë për këmbim kulturash.’

‘Unë vij nga Turqia dhe është hera e parë që vij këtu, më pëlqeu shumë organizimi, ‘Kodra e Diellit’, dhe më kanë lënë shumë përshtypje për të ardhur sërish.

Përndryshe, artistёt do tё pikturojnë deri mё datё 22 korrik 2018 nё hapёsirat e hotel “Scardus” nё Kodrёn e Diellit nё Tetovё dhe ky aktivitet është bërë traditë tashmë që nga viti 2009. /Blerona Jakupi/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia