close
Vendi

TETOVË: OBORRET E SHKOLLAVE – PARKINGJE, NUK ËSHTË ZGJIDHJE AFATGJATE

2016-08-11_140437

 

Tetova ka  afër 300 vende parkimi, ndërkohë që, numri i makinave në përgjithësi është mbi 40 mijë dhe shndërrimi i oborreve të shkollve në parkingje mund të jetë vetëm një ‘’terapi’’ e përkohshme, por jo ‘’shërim’’ afagjatë i gjendjes.

Në mungesë të parkingjeve adekuate, autoritetet komunale edhe këtë vit kanë hapur oborret e shkollave fillore dhe të mesme në Tetovë, për të lehtësuar  komunikacionin i cili  tani më është  i stëngarkuar, mirëpo kjo është vetëm një zgjidhje e përkohshme

Sipas autoriteteve lokale, gjatë këtyre muajve me shndërrimin e oborreve të shkollave në vend parkim, problemi me parkingjet është zbutur dukshëm.

Drejtori i parkingjeve Fejsal Beadini u shpreh se komuna e Tetovës , është duke punuar në drejtim të zgjerimit projektit për parkingje, por presin nga SPB-ja e Tetovës të japë pëlqimin, dhe pastaj të niset edhe me implementimin e të njëjtit.

Ndërkohë, kërkesa e banorëve është që, komuna të shtojë sa më tepër vendet për parkim dhe të gjejë një zgjidhe afatgjate

Përfundimisht, Tetova si qendër urbane që po zgjerohet nga viti në vit, nuk mundet të absorbojë në pafundësi këtë xhungël makinash, të cilat patjetër duhet të kenë hapësira të mjaftueshme për parkim. /Xh. I. /

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia