close
Vendi

TETOVË:  “OFFCHESTRA BAND” PËRMBYLL OMBRELLAT  

11796333_1630778843826818_4241657440661330135_n

 

Rruga e ombrolleva u përmbyll mbrëmë me një aktivitete të bujshëm që u prezantuan tri netë radhazi  para publikut Tetovarë. Këtë mbyllje e bëri Grupi i mirënjohur Kosovar “Offchestra Band” të cilët sollën një atmosferë ndryshe, e veçanta e kësaj mbrëmje ishte ngjitja në skenë e Ballistëve të cilët sollën një atmosferë të zjartë në rrugën më të frekuentuar të Tetovës.

Rruga e obrella u përmbyll natën e djeshme, ku performance e fundit ju dha grupit Kosovar “Offchestra Band”. Pjesë e kësaj skene ishin edhe Ballistët e Tetovës të cilët sollën një atmosferë të zjartë në skenë.

Ndërsa vokalisti I grupit “Offchestra Band” ishte prezent në emisionin e pas ditës “Prehje Verore” në Tv Art, ku mes tjerash theksoi se është hera e dytë me rradhë që ky grup merr pjësë në aktivitetin e Verës Kulturore Tetovare.

Aktivitetet e Verës Kulturore do të vazhdojnë në sheshin ” Iliria” në Tetovë, ku përball publikut tetovarë do të jetë Legjenda e Rock Muzikës  Elita5.

Të rikujtojmë se nesër në Sheshin Iliria do të performojnë  Grupi Kosovar “Minatori”, si dhe “Objective Band” nga Tetova, nga ora 20:00. /L. Aliu/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia