close
Vendi

TETOVË : PARAQITJE E MIRË E ‘LATINO BEND’ & ‘FANKY GURU’

no thumb

Nga kultura – Linda Plloshtani  ndoqi koncertin e dy grupeve nga Kosova të cilat patën një paraqitje të sukesshme në natën e radhës të verës kulturore.

Tetova është ndër qytetet më mikpritëse sa i perket muzikës dhe këngëtarëve. Kjo u pa edhe gjatë koncertit të mbrëmshëm të verës kulturore ku perfomuan mysafirë nga Kosova – grupi Latino bend  me muzikë të lehtë dhe grupi Fanky Guru me Florent Abrashin- nga zhanri i rokut.

Thonë se ndjehen si në shtëpinë e tyre, pranë një publiku të mrekullueshëm.

Surprizë e mbrëmjes ishte  Arif Ziberi nga Elita 5 . Ai si dhe mysafirët nga Kosova bënë që tetovarët të kalojnë një mbrëmje të paharruar. /L.P/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia