close
Vendi

TETOVË: PRAG-BAJRAMI NË KOHË PANDEMIE

download

Qytetarët po përgatiten për të kremtuar një nga festat më të rëndësishme fetare – Fitër Bajramin, në kushte të jashtëzakonshme dhe në kohë pandemie nga COVID-19. Tregu i gjelbërt në Tetovë ishte i stërmbushur me njerëz…. Disa me maska e disa jo , distanca fizike linte për t`u dëshiruar ashtu sic edhe dëshira e shitësve që të rrikthejnë fitimet ditore sikurse në prag të bajrameve tjera.

Në sytë e konsumatorëve cmimet janë të njëjta, por tashmë kushtet e ndryshme, sic duhet qytetarët e kanë kuptuar rezikun e koronavirusit.

Besimtarët kanë falur nëpër Xhami edhe Xhumanë e fundit për këtë muaj të Bekuar të Ramazanit. Mediat sic duket nuk ishin të mirë se ardhur në ambientet e Xhamisë, por sidoqoftë, vërrehej se po respektoheshin masat e autoriteteve shëndetësore, si një provë e përgjithshme për faljen e Namazit të Bajramit.

….. Në këtë mënyrë policia e Tetovës i paralajmëronte qytetarët të respektojnë masat dhe të mbajnë maskat mbrojtëse. Kontrollet e shtuara vijnë pasi autoritetet shëndetësore në vend raportuan se Tetova ditëve të fundit shënon numër në rritje të të infektuarëve nga koronavirusi.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia