close
Sport

TETOVË: PREZANTOHET KLUBI I SHAH-ut “SHKËNDIJA”

ksh shkendija

Klubi aktualisht numëron mbi 30 anëtarë


Familjes së madhe të Shoqatave sportive me emërin “Shkëndija”, nga dita e sotme i bashkëngjitet edhe klubi i shahut po me të njëjtin  emër. Në hapjen solemne të këtij klubi të ri të pranishëm ishin figura të njohur të sportit tetovar. Kryetari i klubit Setki Misimi tha se klubi tanimë është i regjistruar si subjekt i ri sportiv në Regjistrin Qëndror dhe në Federatën e Shah-ut të Republikës së Maqedonisë dhe në kampionati e ri do të jenë pjesë e Ligës së dytë.

Ideja për themelimin e këtij klubi ishte interesimi i madh nga ana e qytetarëve dhe dashamirëve të këtij sporti sidomos të shahut dhe angazhimi i të rinjve dhe të rejave në sportin shqiptar në shah. Kemi munges në këtë aspekt dhe prandaj morëm iniciativë që në të ardhmen e shpejt të themelojmë klub, shkollë të shahut për të rinjt dhe të rejat ku do të njoftohen drejtorët e të gjitha shkollave fillore që vet ata të na zbulojnë talent të na sjellin këtu. Në të ardhmen do të fillojmë me gara e shkollave tetëvjeçare”-deklaroi Setki Misimi kryetar i KSH “Shkëndija”.

Me rastin e promovimit të klubit të shahut “Shkëndija” u zhvillua edhe një mini turnir dhe u ndanë mirënjohje për disa figura të njohura të sportit, për ata të cilët kanë kontribuar për themelimin e klubit, kryetaren e komunës së Tetovës dhe për disa emra të njohur të këtij sporti. /Shaban Sinani/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia