close
Top LajmeVendi

TETOVË: PREZANTOHET PLANI PËR MASAT E PUNËSIMIT

Screenshot_6

Sfidat, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar


Sfidat që hasin kompanitë në gjetjen e fuqisë punëtorëv sidomos personave të specializuar, gjetja e vendeve të punës, migrimi i kuadrove profesional, inovacionet në industri, ishin vetëm disa nga shqetësimet që u shfaqën sot në takimin rajonal mbi Planin Operacional për Masat Aktive të Punësimit për vitin 2020.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Agjencia e Punësimit, bashkësia e biznesit, këshilli lokal ekonomik dhe social, filluan një konsultë të gjerë në Tetovë për plan të ri operacional për masat aktive të punësimit për vitin 2020. Në këtë takim që filloi në Tetovë, u është bërë thirrje biznesmenëve në vend që të japin sugjerimet e tyre për nevojat e tregut të punës.

“Viti i kaluar tregoi se të gjitha masat e ndërmara me pushtetin lokal, me Odat Ekonomike në nivel lokal, kanë dhënë rezultate më të mëdha, mu për këtë, gjatë këtij viti përgatisim planin operativ në nivel lokal gjatë konsultimeve direkte me sektorin e biznesit, për të parë se cilat janë nevojat e tyre për punësimet e reja, ku duhet të  investojë shteti përmes planit operativ dhe në këtë mënyrë të përgatisim fuqi punëtore adekuate për tregun e punës.”- deklaroi Mila Carovska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Me trendin e migrimit të qytetarëve në vendet evropiane, sidomos specializantëve, kompanitë në vend përballen me mosgjetje të punëtorëve, sidomos ayre të kualifikuar, thonë nga OEMVP.

Takimi i sotëm në Tetovë u organizua me mbështetjen e Projektit për Forcimin e Dialogut Social të Financuar nga BE-ja. /Klan Macedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia